Zhvarrosja e Salvador Dali, pse mjekët janë kundër

Postuar në 04 Korrik, 2017 18:07

Gjeniu surrealist, Salvador Dali vazhdon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik edhe pas vdekjes njësoj si në jetën e gjallë kur me megalomani besonte se ishte i pavdekshëm. Tridhjetë vjet pas largimit në jetën tjetër, trupi i tij do të zhvarroset për t’u krahasuar me materialin gjenetik të Pilar Abelit, e cila pretendon se është vajza e tij.

Por a është e mundur kjo? Pasi siç pretendon gazeta La Vangiardia, Profesor i Mjekësisë Ligjore, Narsis Barntalet, i cili kishte udhëhequr ekipin për balsamosjen e trupit të Dali në shtëpinë e tij në Torre Galati të Figueres, materialet me bazë formalinën që janë përdorur gjatë balsamosjes "mund të kenë dëmtuar strukturën gjenetike të trupit.

Siç theksohet në raport, Dali u balsamos pa i hequr organet e brendshme, duke ndjekur metodën e infuzionit intraarterial përmes femurit. Tetë litra formalinë e lëngshme, u përhap në të gjithë kapilarët me qëllim mirëmbajtjen e trupit për një kohë gjatë. Është një qasje e nevojshme për të gjitha ato kufoma që nuk varrosen menjëherë, transferohen ose ekspozohen diku tjetër. Kirurgjia zgjati tre orë.

Sipas profesorit Barntalet, pas zhvarrimit ekspertët mund të përballen me një kufomë që është ruajtur në një gjendje shumë më të mirë, "pasi formalina ka shmangur kalbjen e trupit". Por edhe pse kjo substancë kontribuon në mirëmbajtjen e indeve, "mund të ketë dëmtuar strukturën e tyre gjenetike", thotë ai për gazetën La Vanguardia.

Për Dali nuk ka mbetje të tjera organike me përjashtim të trupit të tij, nga ku dikush mund të marrë mostra të ADN-së. Dhe për këtë arsye Barntalet thotë se edhe pse vendimi i gjykatës i jep të drejtë kërkesës së Abel do të ishte më mirë që fillimisht të merrej një mostër gjenetike nga babai zyrtar i aplikueses dhe pastaj të bëhet një krahasim me Dali. Sipas mjekut, "nuk ka njeri më të pambrojtur se një të vdekur pa familjen."Sipas shtypit të kohës, çertifikata e vdekjes, nënshkruar nga shtatë mjekë tregon se Dali vdiq në moshën 84 vjeçare në spitalin e Figueres në 23 janar 1989, në  orën 10 e 15  nga një atak në zemër.

http://www.protothema.gr/world/article/694134/o-salvador-dali-eihe-valsa...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.