Analistët nga Kosova si ‘zorra në prush’ në Tiranë

Postuar në 02 Korrik, 2017 10:31
Frrok Çupi

Po na çudisin, ose po na neverisin edhe zanatin e hershëm të gazetarisë, këta të mjerë.
Këtë Baton Haxhinë e kam pas ditur si pseudonim të Veton Surroit; nuk e dija se ishte njeri prej vërteti… Mirëpo ja ku janë. I bënë lekët karburant, nga Prishtina në Qerret, nga Qerreti në Pejë… I kthejnë çokat njëri- tjetrit dhe hedhin fall çfarë po ndodh në Shqipëri.
…Nuk iu mjaftojnë temat e Pejës dhe të Rugovës; duhet “me u dukë edhe këndej nga Shqipnia” ku ka plas peshku.
Ky Batoni i di të gjitha “punët e Shqipnies”. E pyesin për viçat dhe për kastravecat, dhe thotë: “jo, nuk bajnë… E di un bre ‘lla, çato specat e Shqipnies nuk po vyjnë n’Jugosllavie’.

“O Baton, a po flasim për Shqypnien, apo për Jugosllavien?”.
“Çe bre, nuk po mujsh me e dallue, se une jam msue me demokracinë e shteteve t’mdhaja… Ju nuk pe dini se kini dal vonë prej Jugosllavie…, m’fal, prej komunizmi”.
“Po pse, o Baton po ngatërrohesh me këto punët këtu, ku po i din ti?’.
“Çe bre ‘lla ça nuk po di unë, a nuk kam unë pasaportë t’Shqipnies?!”.
“Po, mirë more Baton, po si e di ti se Ilir Meta nuk do të jetë president i Republikës së Shqipnies?” (Batoni ka vu bast ma kaull se Meta nuk do të jetë).
“Paj, pe di unë bre ‘lla… A nuk pe konsideroni se unë jam vllau juj?! A nuk po mirrni parasysh se flas me Edi Ramën?”.
“Po a mundet me i ditë të tana punët kryeministri, o Baton? Se ka ndarje pushtetesh, ka kushtetutë, ka ligje?… A ç’eshtu po i di ti, tu hedh fall, bre ‘lla?”.
“Mu mos me më thanë ç’ashtu bre!, se unë po di… E kam ni burim unë si nuk ta tregoj… Kam njanin që ka magjistrue për politikë, ani pse punon në ndërtimtari… E pra mos pyet se ka po i di…”.

Baton Haxhia, që e dija pseudonim të Veton Surroit, sapo ‘shkarkoi’ presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, u nis për në Pejë. Se në Prishtinë nuk ka shumë qejf të shkojë që në kohën kur stimuloi sikur e kishte vrarë regjimi i Millosheviçit në Luftën e Kosovës. Ne këtu në Tiranë u shkrimë në lot, se menduam se kanë vrarë Veton Surroin…
Vetoni shkoi në  Pejë, në televizionin e B.B (Berat Buzhala) dhe bëri intervistë me Beratin nga Lushnja e Pejës. Lushnja e pyeti : “Pa si mendon ti se kush e meriton me qenë në krye të PD në Tiranë?”. (Lushnja thashë?… më falni, desha të them Berat… Mund të kisha thënë edhe Roskovec ose Zhamë… Psh., Zhamë Buzhala).

E pyeti Berati dhe u përgjigj Batoni… Njësoj si të pyeste Batoni  e të përgjigjen Batoni; ose si të pyeste Berati e të përgjigjej Lushnja.
-Pa më thuaj- tha Berati- kush e meriton me udhëheq PD-në në Tiranë?
Batoni, që e kishte porosit vetë pyetjen, u përgjigj:
“E meriton Argita Malltezi”
Dhe vazhdoi: “Veç një problem e ka mbajtë larg Argitën… i vëllai Shkëlzeni”.
“Jo, more?!”
“Po besa!”
- tha Batoni
Batoni vazhdoi: “Luli asht ngrirë me dëshirën e Berishës… E kanë një vijë familjare me Berishën dhe Argitën, plus disa në Kosovë që po i di une” (Intervista sot në gazetën ‘Panorama).
Batoni i shërben një thashethemi kriminal që u përdor kundër familjes Berisha kur ishte kryeministër.
“Po Jamarbër Malltezi doli kundër Bashës?!”, pyet Berati.
Batoni: “Mendoj se është një taktizim brutal. (hajde gjeje çfarë do me thënë kjo, o Veton- shënim i autorit), që më ka pëlqyer”.
“Unë mendoj se doktori e ka futur atë…
”, thotë Batoni.
Berati: “Po ti a mendon se janë të afërt Basha dhe Argita?”.
Vetoni (Batoni): “Luli dhe Argita kanë jetuar në Prishtinë”, dhe i bën me sy Lushnjës (Beratit)
(Intervista është deskriptuar në Panorama sot).
Duket si dialog të marrësh. Se nuk mund të thuash ‘ndrikulla që hedhin fall’ sepse ndrikullat  ruhen nga ndonjë gjë… Por këta…, fare.
Ja të presim sa të kthehen në Tiranë të na ngatërrohen si zorra

PS: Opinioni më sipër është publikuar sot në “Gazeta Shqiptare”. Menduam ta publikojmë pasi paraqet një përplasje të parë “ndërkufitare” mes përfaqësuesve të medias në Shqipëri dhe atyre në Kosovë, duke përdorur stigmat dialektore. Është një përballje që identifikon një dallim që shpesh mbahet poshtë kufirit të heshtjes së “domosdoshme” së vëllazërisë, ndërkohë që antipatitë janë prezente dhe është mirë të marrin vëmendjen e duhur.

Comments

Submitted by GR (not verified) on

Hahaha, u hap sirtari i ish-spiunave dhe doli prap ky... Po rri o frrok qypi, se mbaroi filmi... Mori fund teatri... Po ndizen dritat e po dilni lakuriq te gjithe ju plehrat e kohes moniste... Dhe me e bukura eshte se ja grisni vete njeri tjetrit maskat... Vazhdoni shqyhuni... Te pakten kaq gje duhet ta shijoje ky popull i vuajtur...

Submitted by Ago (not verified) on

Po zoti anal...ist
Analistët nga Kosova jane si ‘zorra në prush’ në Tiranë, por kuzhinjeri perpara se ti vinte zorret ne prush,i pastroi ato duke nxjerre c'kishin brenda, dhe e di c'fare doli : FRROKU

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Frroku e ka mire kesaj rradhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.