Një krahasim me vitin 2013 – shakatë e hidhura të sistemit aktual zgjedhor
Në zgjedhjet e vitit 2013(zgjedhje politike) morën pjesë 1 724 779 votues.
Në ato zgjedhje rezultate ishin këto:
PS-ja si parti politike mori 713 407 vota 41.36% baraz 65 mandate
PD-ja si parti politike mori 528 373 vota 30.63% baraz 50 mandate
LSI-ja si parti politike mori 180 470 vota 10.46 % baraz 16 mandate
PDIU-ja si parti politike mori 44 957 vota 2.61% baraz 4 mandate
http://www.cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/zgjedhje-per-kuvend...
Në zgjedhjet e vitit 2017 deri në këtë moment që flasim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se kanë dërguar të dhëna 84.24% të qendrave të votimit që i korrespondon numrit 1 340 421. Nëse do të respektojmë këtë përqindje pjesëmarrjeje edhe për QV-të e tjera, atëherë kjo përqindje në raport me numrin e zgjedhësve të regjistruar që është 3 452 324 jep si shifër pjesëmarrjeje numrin 1 602 914 votues. Prezupozojmë se kjo është pjesëmarrja në total dhe na rezulton se në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013 ka një rënie me 120 mijë votuesish. Me këto të dhëna paraprake kemi këtë pasqyrë:
PS-ja si parti politike ka marrë 634.133 vota 48,25% baraz 73 mandate
PD-ja si parti politike ka marrë 380.477 vota 28,95% baraz 43 mandate
LSI-ja si parti politike ka marrë 188.536 vota 14,34% baraz 19 mandate
PDIU-ja si parti politike ka marrë 63.939 vota 4,86% baraz 4 mandate
Nga një vështrim i shpejtë shohim se LSI-ja dhe PDIU-ja kanë marrë më shumë vota sesa në vitin 2013 dhe të paktën LSI-ja reflekton rritje mandatesh, ndërkohë që PDIU-ja qëndron në të njëjtin numër edhe pse deri më tani, pra pa përfunduar edhe numërimi i 16% të kutive ajo ka rreth 20 mijë vota më shumë sesa në vitin 2013.
PS-ja ka si përqindje 48.25% dhe kjo përqindje kundrejt numrit hipotetik të pjesëmarrjes që thamë më sipër që është 1 602 914 votues rezulton me shifrën 773 406 vota. Pra 60 mijë vota më shumë se në vitin 2013, vota këto që japin 8 mandate më shumë. Të bëhet këtu krahasimi me PDIU-në e cila me këtë logjikë aritmetike(kuptohet spekulluese pasi formula në përllogaritjen e mandateve vendos tjetër parim por po krijojmë një llogari për votat si të tilla dhe mospërfaqësimin e tyre) duhet të kishte 1/3 e 8 mandateve që janë diku te 3 mandate më shumë. LSI-ja me 8 mijë vota më shumë sheh sot 3 mandate shtesë.
PD-ja ka si përqindje 28.95% që në numrin total të pjesëmarrësve siç hamendësuam jep si shifër 464 043 vota. PD-ja është aktualisht 60 mijë vota poshtë vitit 2013, por me siguri që me 16% të kutive ende të panumëruara mund të pritet një shtim i këtij numri dhe afrim me atë të vitit 2013. Por vështirë, në mos e pamundur që numri i mandateve të kërcejë nga 43 në 50, edhe pse 2 mandate të tjera mund të pranohen teorikisht si të mundshme. PD-ja pra rezulton humbëse nga çdo pikëpamje.
Ky paradoks ngrihet mbi dy parametra: pjesëmarrjen sipas qarqeve dhe faktin se këtë vit nuk kemi koalicione. Por është e dukshme se sistemi zgjedhor aktual ofron një shpërndarje që nuk respekton proporcionalin kombëtar të partive pikërisht sepse sistemi aktual është i rajonalizuar. Mund të shtrohet këtu qysh tani çështja nëse ky sistem siguron përfaqësimin më të mirë ose jo të votës? PS-ja mund të përgjigjet se gara nis e barabartë për të gjithë dhe kjo është e vërtetë në fakt. Por privacioni nga koalicionet e bën numrin 20 mijë vota për PDIU-në p.sh krejt të pavlerë ndërkohë që mbivlerëson 8 mijë vota të LSI-së dhe 60 mijë të PS-së. Është një situatë irrituese që kërkon ndërhyrje pasi nuk i përshtatet realitetit. Sa për PD-në ajo ta gëzojë këtë faturë të këndshme që i futi vetes në xhep.
Comments
Si ka mundesi?
Si ka mundesi qe nje vend me me pak se 3 000 000 banore me kuç e me maç ka te rregjistruar 3 452 324 votues?
2.8 milione eshte regjistrimi
2.8 milione eshte regjistrimi mos gaboj i vitit 2011 si fotografim i popullsise rezidente ne ate kohe e deri nje vit para ne Shqiperi. Lista e zgjedhesve pasurohet me zgjedhes te rinj por mban te shenuar edhe te gjithe emigrantet qe nuk kane bere dorehqje nga nenshtetesia.
Edhe mundet.
Padyshim qe ky eshte nje shpiegim i mundshem. Por po te shikohen shifrat me kujdes, te kesh pothuaj 3.5 milion zgjedhes te regjistruar ne nje vend ku popullata mbi 18 vjec nuk duhet te perbeje me shume se 2 milion, eshte te thuash me te pakten jo normale. Diferenca prej, le te themi 1 milion zgjedhesish, midis te regjistruarve dhe atyre qe realisht mund te votojne, mund te perdoret per cfaredo lloj manipulimesh, me e pakta, nje komisioner mund te fusi ne kuti aq flete votimi sa ka te rregjistruar jo rezidente ne Shqiperi dhe kjo vjedhje vote, se nuk eshte as blerje, pra kjo vjedhje vote te shkoje per llogari te Partise qe perfaqeson komisioneri, dhe askush nuk do te mund ta kapte si shkelje.
Add new comment