KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 16:00, 35.78%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të njohur pjesëmarrjen e zgjedhësve në zgjedhjet parlamentare 2017 deri në orën 13:00. Shifra ngjan të jetë e ulët – poshtë 30% - dhe nga 12 qarqe në vend Kukësi ende nuk ka dorëzuar të dhëna.
“Nga 5362 qendra të votimit kanë raportuar vetëm 26 për qind e të gjithë qendrave të votimit, thënë ndryshe 1414 qendra votimit kanë përcjellë të dhënat. Sipas tyre rezulton se në Qarkun e Beratit pjesëmarrja është 27.42 %, Dibër 29.5 %, Durrës 23.0 %, Elbasan 23.12 % , Fier 21.79 %, Gjirokastër 27.23 %, Korçë 28.49 %, Lezhë 31.92 %, Shkodrës 31.07 %, Tiranë 29.76 %, ndërsa në Qarkun e Vlorës pjesëmarrja ka qenë 22.17 për qind. Domethënë nga 12 qarqe, Qarku i Kukësit nuk ka bërë raportime”, tha zëdhënësha e KQZ-së Drilona Hoxhaj.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme ministri i Brendshëm Demiraj ka bërë të ditur se ka patur qindra denoncime për tentativë blerje vote në mbarë vendin. Zgjedhjet duket se nuk kapin standardet në çdo drejtim dhe pjesëmarrja e ulët, nëse konfirmohet deri në mbylljen e qendrave të votimit është një sinjal për t’u përshëndetur.
Ndërkohë Hoxhaj ka përditësuar shofrat e pjesëmarrjes duke deklaruar se nga raportimet nga terreni, deri në orën 16:00 pjesëmarrja ka qenë 35.78%.
Përditësuar
Add new comment