Pazari i votës, arrestohet me zë dhe figurë kryetari i PS në Vorë (Video)
Policia njoftoi arrestimin e Kryetarit të Partisë Socialiste në Vorë, Arben Marku dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Luan Imeraj, 37 vjeç dhe Luan Nela, 36 vjeç, pasi shfaqen në një video, duke i kërkuar votën shtetasit Luan Imeraj i cili është edhe përkrahës i një subjekti politik në këmbim të një vendi pune.
Policia thotë se këta shtetas janë arrestuar pasi, nga pamjet filmike të shfaqura në emisionin investigativ “Stop”, në televizionin Klan, ku pasqyrohen veprimet korruptive të shtetasit Arben Marku i cili në këmbim të blerjes së votës jep një shumë monetare, janë kryer hetimet kryera Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasi Luan Nela, përfiton shumën e parave në këmbim të votës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se shtetasi Luan Nela ka pranuar të bëjë regjistrimet audio dhe video në këmbim të një vendi pune të premtuar nga shtetasi Luan Imeraj i cili është edhe përkrahës i një subjekti politik.
Add new comment