Përditësuar/Heqja e shtetësisë greke, Goro as e pohon as e mohon

Postuar në 20 Qershor, 2017 10:00

Mediat ne gjuhën greke raportojnë se shteti grek miratoi një vendim, sipas të cilit i hiqet shtetësia greke kryebashkiakut të Himarës, Gjergj Goro. Sipas "tahydromos.gr" vendimi tashmë është firmosur nga ministri i përkatës, Panos Skourletis dhe pritet të publikohet në Gazetën Qeveritare (GG). Shtetësia greke i ishte dhënë kryebashkiakut të Himarës disa vite më parë për shkak të origjinës greke.
Në artikull thuhet se vitet e fundit të qëndrimit të tij në bashkinë e Himarës, Goro, ka ndërhyrë shumë herë me vendime dhe veprime që goditën interesat thelbësore të komunitetit grek në rajonin e Himarës, të drejtat e tyre kombëtare, ato të pronësisë, dhe besimit fetar. Sipas gazetës veprimet kulmuan në prononcimet për shembjen e kishës së Shën Athanasit dhe shembjen e 18 shtëpive në qendër të qytetit.

Në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë, Goro i ka shërbyer një skeme të shpërnguljes  së bashkatdhetarëve të tij, thuhet më tej në shkrim.Shërbimet kompetente greke prej vitesh janë informuar për me aktivitetet anti-greke të kryetarit të Himarës, por pas rekomandimeve të përsëritura të pajtueshmërisë, kurrë nuk janë marrë seriozisht nga Goro, ndaj dhe mori vendimin ekstrem për t'i hequr shtetësinë greke, citon artikulli, duke shtuar se është e drejtë sovrane dhe e patjetërsueshme e shtetit grek për t'u hequr kombësinë greke qytetarëve, kur ata me veprimet dhe veprat e tyre  dëmtojnë kombin grek.Sipas të njëjtave burime shërbimet kompetente greke kanë një listë personash nga zona e Epirit të Veriut, kryesisht kryeplepleq, të cilët, pas marrjes së kombësisë greke, duke injoruar betimin, në shumë raste kanë bashkëpunuar hapur me autoritetet shqiptare kundër bashkatdhetarëve të tyre.

I kontaktuar nga ResPublica kryetari i Bashkisë së Himarës as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi lajmin por konfirmoi se nuk ka asnjë njoftim lidhur me këtë çështje.

http://tachydromos.org/2017/06/20/politike/aphaireitai-e-ellenike-upekoo...

Comments

Submitted by fakedromos (not verified) on

Fake news nga portali i majte i PBDNJ-se

Vendim per heqjen e nenshtetesise greke per nje person me origjine greke (sic eshte Goro) merret VETEM nga Gjykata e Larte Greke dhe pas nje procesi gjyqesor. Keto jane fake news idiote per te nxitur konflikte dhe per ndonje vote per socialistet nga nacionalistet shqiptare dhe per ndonje kundervote nga himariotet per Dulen.
Sic duket sontazhet nuk u dalin te dy paleve ne Vlore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.