Çështja Ndreca, pezullohet shefja e IT-së në Ministrinë e Arsimit
Pas urdhërit për shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca,ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm edhe të Ornela Kolekas, me detyrë Drejtoreshë e Teknologjisë, Informacionit dhe komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
“Ky pezullim është bërë për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ana e znj. Koleka në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të Ministrit të Arsimit dhe Sportit si dhe për garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e sistemeve të sigurisë dhe bazës së të dhënave të institucionit”-thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Arsimit. Shkarkimi i Kolekës vjen pas akuzave se Plarent Ndreca ka ndërhyrë në serverat e ministrisë dhe ka fshirë materiale që ishin kërkuar nga Prokuroria.
Add new comment