Pas fotografisë së rikonstruksionit, bizneset afër pushtetit, Banka dhe ca miliona euro
Vizion Plus hedh dyshime mbi hapjen e tenderit për rikonsturksionin e hotel “Dajtit” në fushatë elektorale. Në një kronikë të realizuar sot, ky televizion që posedohet nga kompani ndërtimi, thotë se “vendimi për rionstruksionin e hoetlit nga Banka e Shqipërisë, rrezikon të anulohet, pasi Shoqata e Ndërtuesve ka përgatitur një padi në prokurori, lidhur me procedurën që ky institucion ka ndjekur për tenderimin e këtij objekti. Burime nga shoqata thonë se do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore, për të zbardhur një proces abuziv”.
Televizioni raporton se gazetarë të tij i janë drejtuar BSh-së “për të mësuar më shumë rreth procedurës së ndjekur, por ky insitucion refuzoi të japë shpjegime, duke mos pranuar të bëjë transparencë”.
“Banka nuk jep asnjë detaj lidhur me tenderin e kryer, pjesëmarrjen e kompanive në garë, e aq më pak nuk thuhet asnjë fjalë kush është firma fituese e këtyre punimeve, me të cilën thonë se janë në fazën e lidhjes së kontratës. Shpjegimi i vetëm që jep Banka e Shqipërisë është forma që do të ketë kjo godinë që do të ruajë arkitekturën e vjetër, punimet do të zgjasin tre vjet, ndërsa njofton se ka ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme të tenderit”, raporton VP(https://www.vizionplus.tv/hotel-dajti-nis-rikonstruksioni-bsh-fsheh-te-d...).
Te ky qëndrim VP pretendon një hile që lidhet me shpalljen e punës në kohë fushate, pa asnjë konsultim publik, “larg syrit dhe vëmendjes së grupeve të interesit”. Mbetet për t’u parë sesi qëndron çështja e padisë së Shoqatës së Ndërtuesve, por fakti është se shpallja e punës nga Banka u bë vërtet pa pritur dhe pa njoftim pubik të garës.
VP thotë se praktika e ndjekur nuk ndryshon aspak nga ato që ndiqte i mirënjhur Ardian Fullani, që sipas tij bënte tendera fshehur. Hotel “Dajtin” taksapaguesit e kanë paguar shumë shtrenjtë, mjafton të kujtohet manovra që bëri qeveria “Berisha” e cila për të marrë disa para që nuk i gjente kund tjetër i shti BSh-së hotelin kundrejt 33 milionë dollarëve.
Sot pa asnjë transparencë, një godinë që siç thuhet do të jetë e hapur në katin e parë, kurse pjesa tjetër do të jetë për Bankën, rikonstruktohet sa hap e mbyll sytë, pa një njoftim as nga pushteti që nuk lë pemë të mbjellë pa na rrëfye sesa bukur e kanë transformuar Tiranën.
Sipas disa të dhënave praktika e ndjekur mban erë, pasi bëhet fjalë që fitues i këtij projekti thuhet(por jo e konfimruar) që kalon 15 milionë euro, qëndron një biznesment shqiptar i afërt me pushtetin dhe një shoqëri italiane. Ju kujton diçka një lidhje e tillë? Me siguri është një praktikë e shumëpërdorur në këtë vend, e cila nuk bën gjë tjetër veçse e bën figurën Guvernatorit më interesante dhe jep një arsye për ta mbajtur atë në krye të lajmeve kombëtare. Po flasim për punë të mëdha që nuk mund të kalojnë me një firmë në qetësi, kur nga ana tjetër na bëhet nami për një nëpunës administrate që merr 50 mijë lekë në muaj pse na lëviz për fushatë. Është ky lloji i mashtrimit që po e çorientin vëmendjen publike, e cila edhe në Bankë nuk ka një gardian të interesave të veta, por një hallkë që plotëson në mënyrë jotransparente disa afera që nisin të dalin në dritë si akte që duhen hetuar.
Add new comment