Meta paralajmërohet: Do t'i heqin duart nga pushteti
Basha ka sulmuar ashpër Ilir Metën nga Dibra. Me një gjuhë të ngjashme me atë të kryeministrit, kreu i PD-së se Meta nuk do t'i ketë më duart në pushtet.
“Basti është do vazhdoni edhe 4 vjet me këtë showmen, me këtë njeriun e shfaqjes, me tuta dhe batuta ndërkohë që ka future duart e tij të gjata, të Ilir Beqjas dhe të Ilir Metës në xhepat tuaj. Këtë do vazhdoni, do i besni Ilir Beqajs, do i besoni këtyre partive që kanë një qëllim, të zhvasin shqiptarët të jenë pjesë e tepsisë, se platform nuk kanë as LSI, as PDIU. Asnjë votë për shushunjat. Koha e shushunjave në pushtet merr fund në 25 qershor. Janë bërë xhind, është bërë bishë Ilir Meta. Pse u bë bishë? Sepse e shikonte veten një dorë në bakllava, një dorë në sheqerpare. Por mesa shoh dorën në bakllava nuk ka për ta pasur kurrë më, por edhe këta të sheqerpares kanë ndërmend t’ia heqin dorën”- tha ai.
Basha u ka kërkuar besimin shqiptarëve për të bërë ndryshimin që i duhet vendit, duke numëruar gjithë detajet e planit ekonomik të PD hartuar nga ekspertët më të mirë.
“Më jepni mundësinë, Rama nuk merr vesh nga ekonomia. Ndëshkim mashtruesve, asnjë votë shushunjave, më mirë në Drin të Zi”- tha Basha.
Add new comment