E vërteta është se PS-ja dhe LSI-ja nuk janë ndarë dhe do të qeverisin sërish bashkë
Shikoni me vëmendje bluzën e kryeministrit sot në Lukovë. Nuk është si çdo ditë: e zezë, e purpurt, apo vjolë. Është e kuqe me shkrim të bardhë. Simbole grafike të LSI-së. Shikoni majtas parullat dhe banerin e LSI-së. I njëjti dizenjim. Me pak kujdes mund të dallohet se ana e brendshme e bluzës së Ramës ka vizatime të Metës kaçurrels, pra të rilindur, një formë ftese kjo e "Fluturës në kabinën e qeverisjes së pas 25 qershorit", nëse punët nuk shkojnë siç pritet. Nuk mundet të mos shihet te kjo sjellje e Ramës, një kujdes pas intervistës së djeshme të Metës, çka e bën politikën një teatër fare të papranueshëm. Spekullimi mund të rrëzohet vetëm nëse kryeministri poston foto të bluzës në Facebook, nga të dyja krahët, në shenjë transparence kundrejt këtyre teknikave masonike që populli shqiptar nuk i meriton.
Add new comment