Europa të hedhë para në Ballkan, të tjerat janë llafe

Postuar në 07 Qershor, 2017 15:48

Milo Đukanović, ish-kryeministri i Malit të Zi, ka apeluar përmes një interviste për televizionin austriak ORF, që Europa të mos lejojë që Ballkani të kthehet në pikën kritike të saj.

Ai ka shpjeguar rrugën e ndjekur nga Mali i Zi, qysh në kohën kur ai drejtonte qeverinë aty, duke theksuar se qeveritë nuk duhet të ndjekin opinionin publik, por ta krijojnë atë dhe të ndryshojnë trashëgiminë e pafavorshme historike.

Sipas tij, projektet infrastrukturore kanë shumë rëndësi për integrimin e rajonit në BE dhe në këtë drejtim ai nuk ka kursyer kritikat.

Guxoj të them se Europa nuk ka bërë asgjë deri më tani për këtë çështje. Është e domosdohme të ndërtohet një korridor që lidh BE-në me Ballkanin Perëndimor. Së pari mendoj se duhet të jetë korridori Adriatiko –Jonia. Gjithashtu është e nevojshme të krijohen lidhje të fuqishme energjetike. Kështu realizohet integrimi fizik I Ballkanit me BE-në. Pa këto çdo gjë tjetër është fjalë”, tha ai. Sipas ish-kryeministrit malazesz, nëse Europa nuk ofron ndihmën që ka premtuar me Procesin e Berlinit, do t’i hapë rrugën forcave destruktive.

Do të jemi përgjegjës për një hapësirë boshe në Ballkan që do ta mbajë rajonin në një zhgënjim historik dhe larg vlerave europiane… për pasojë Ballkani do të jetë pjesa delikate poshtë belit e Europës”, tha ai.

https://europeanwesternbalkans.com/2017/06/07/dukanovic-nato-and-eu-must...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.