Turqia përgatitet të dislokojë trupa ushtarake në Katar

Postuar në 07 Qershor, 2017 14:30

Turqia përfshihet në mënyrë direkte në krizën e Gjirit Persik. Gazeta “Hurriyet” shkruan se Parlamenti turk do të miratojë sot një ligj për vendosjen e trupave në një bazë turke në Katar, vend i cili po përjeton një izolim diplomatic nga disa vende të Gjirit me në krye Arabinë Saudite. Akuza për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është se Katari finacon terrorizmin, por analiza të shumta thonë se sauditët e me gjasë edhe të tjerë më të fuqishëm pas tyre, janë të irrituar nga lidhjet e Katarit me Iranin. Sauditët dje kërkuan që Doha të heqë mbështetjen për Hamasin, një kërkesë e papritur që e zhvendos tensionin në Izrael, ndërkohë që sot Katari ka kërkuar linja të furnizimit ushqimor. Nuk dihet nëse ka ndonjë lidhje sulmi i sotshëm në Teheran me këtë që po ndodh, apo nëse një destabilizim i Republikës Islamike po përgatitet, por presidenti turk, Erdogan, bëri të qartë dje se Ankaraja do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për të mbyllur këtë krizë. Baza turke në Katar është hapur në vitin 2014 dhe aty mund të stacionohen deri në 3000 trupa.

http://www.hurriyetdailynews.com/turkey-to-fast-track-draft-bill-approvi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.