Përballje në Azi, SHBA mesazh Kinës: Nuk do të pranojmë ndryshimin e njëanshëm të status quosë
Pa mbaruar problemet me Europën dhe daljen nga Marrëveshja e Parisit për klimën, SHBA kanë hapur një tjetër front eventual, kësaj radhe më delikat. Gjatë një konference për sigurinë në Singapor, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, deklaroi se zhvillimet e fundit në ishujt e detit të Kinës Jugore provokojnë ndryshime të njëanshme të status quosë, të cilat SHBA nuk do t’i pranojë.
“Ne u kundërvihemi vendeve që militarizojnë ishuj artificialë dhe zgjerojnë pretendimet detare. Ne nuk mund dhe nuk do të pranojmë ndryshime të njëanshme dhe me forcë të status quosë”, tha ai. Qëndrimet e Mattis flasin për një situatë të ndërlikuar, pasi nga njëra anë administrata amerikane falënderoi dhe në një farë mënyre kërkoi ndihmën e Kinës për situatën me Korenë e Veriut, nga ana tjetër refuzon dhe kërcënon për çdo lëvize të Pekinit në Detin e Kinës Jugore. Nga ana e vet Kina ka reaguar me Ministrinë e Jashtme, e cila përmes një deklarate bëri të qartë se “Pekini mbetet i vendosur për të mbrojtur të drejtat e veta në rajon”.
Add new comment