Gjuetia e ministrave teknike me Whatsapp dhe Viber, reagon Rama

Postuar në 31 Maj, 2017 13:36

Ministria teknike e Financave i ka kërkuar Prokurorisë procedimin penal per Kliton Bistrin, inspektor i hetimit tatimor, me atributet e oficerit të policisë gjyqësore, për të cilin ministrja teknike Helga Vukaj urdhëroi shkarkimin me 29 maj. Procedimi është kërkuar pasi sipas ministres teknike, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me udhëzimin e Kryeministrit, ka marrë pjesë në aktivitete partiake gjatë fushatës elektorale. Sipas ministrisë, veprimi i tij është në shkelje të hapur të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Në njëoftimin e përcjellë me këtë rast Ministria e Financave që drejtohet nga ministrja teknike Helga Vukaj u bëhet thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të Ministrisë se Financave ne aktivitetet partiake, duke  vënë në dispozicion foto apo filmime në një numër telefoni dhe aplikacionet  Whatsapp dhe Viber. 

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë pas shkarkimeve me urdhër të ministrave teknikë të PD-së, për zyrtarë të administraës, përfaqësues të PS në Tatime, Arsim e Shëndetësi, për përfshirje në fushatë.Teksa ishte në një takim me sipërmarrës të Shëngjinit, Rama ka thënë se ligji është I qartë dhe nuk lë fare vend për debate.

”Pas orarit të punës secili ka të drejtë të bëjë atë që mendon si qytetar për zgjedhjet, mësuesit kanë të drejtën e tyre, drejtorët e shkollave absolutisht kanë të drejtë që pas orarit të mësimit, të punës,  të bëjnë çfarë të duan. Nuk e kthejmë këtë histori, doli mësuesi në foto me këtë, doli drejtori me atë, pas punës secili ka të drejtën e vet. A në orarin e punës, e kemi thënë prerë, nuk tolerohet ” tha prerë Rama.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.