Lufta kundër Gylen, Erdogan sjell kryeprokurorin turk në Tiranë

Postuar në 21 Maj, 2017 22:40

Turqia ka intensifikuar veprimet në terren për goditjen e elementëve të organizatës Fetullah Gylen edhe në Shqipëri. Pas kërkesave në rrugë diplomatike dhe deklaratave nga krerë të disa agjencive qeveritare turke që veprojnë në Shqipëri, në Tiranë mbërriti Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë,  Mehmet Akarca, i cili kërkoi edhe zyrtarisht bashkëpunimin e organeve hetimore të të dy vendeve për këtë çështje.

Në njoftim thuhet se Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Akarca kërkoi bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për hetimin e disa prej personave të përfshirë në ngjarjet e 15 Korrikut 2016 në Turqi, për të cilët institucionet ligjzbatuese turke kanë dyshime se strehohen në Shqipëri. Akarca foli gjithashtu për nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal e më gjerë, nisur nga rreziku i përhapjes së terrorizmit në Ballkan e në Europë.
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë e konsideroi shumë të rëndësishme luftën e përbashkët kundër sfidave të karakterit ndërkombëtar. Z. Llalla i prezantoi homologut të tij turk masat e marra nga ana e autoriteteve shqiptare, si edhe theksoi faktin se Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj në këtë drejtim.
Në këtë kuadër, por edhe bashkëpunimit për luftën kundër drogës dhe trafiqeve, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë i sugjeroi homologut të tij turk mundësinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe, e cila do t’i shërbejë shkëmbimit në kohë reale të të dhënave hetimore për çështje me interes të përbashkët
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.