Skandali me rimbursimin e barnave, kryeministri ia faturon vullneteve negative të individëve. Premton përmirësim të sistemit dhe receta elektronike

Postuar në 09 Korrik, 2015 14:18

Kryeministri është prononcuar për herë të parë lidhur me skandalin e rimbursimit të barnave në Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Ndonëse i ka njohur meritën qeverisë për zbulimin e kësaj afere korruptive, kryeministri ka pranuar për herë të parë se administrata e tij nuk është e painfektuar nga vullnetet negative të individëve për të përfituar nga sistemi. “..jemi shumë të vetëdijshëm për faktin se sistemi ka ende boshllëqe dhe nuk ishte e rastit që një kontroll i ushtruar në Fondin e Sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor me theks tek rimbursimi i barnave, nxori në pah një skemë korrupsioni të patolerueshme. Sigurisht që nga njëra anë, ne nuk kemi pse të mos jemi të inkurajuar për faktin që e zbuluam dhe e goditëm këtë skemë, por nga ana tjetër është padiskutim e domosdoshme që të përmirësojmë sistemin në një pikë që të mos jetë më vulnerabël ndaj vullneteve negative të individëve”-është shprehur kryeministri. Sipas tij zgjidhja është përmirësimi i sistemit dhe futja në lojë e recetave elektronike. “Në Durrës ka filluar projekti pilot i recetës elektronike dhe ndërkohë është hapur dhe gara ndërkombëtare për të zbatuar recetën elektronike në të gjithë territorin e vendit.Jemi duke negociuar me kompaninë që zbaton kontratën e trashëguar të koncesionit të pullave fiskale në mënyrë që të kemi një sistem të plotë gjurmimi track & trace, që është po ashtu një mënyrë për të pasur tërësisht nën kontroll gjithë lëvizjen e barnave dhe për të mos lejuar hapësira në të cilat ka gjithmonë mundësi për vënie në lëvizje të skemave apo veprimeve korruptive”-ka shtuar Rama teksa përshëndeti ardhjen në Shqipëri të shoqërisë italiane Dompe. Rama tha se nga fondi i inovacionit që qeveria ka krijuar është vendosur të fillojë që këtë vit financimi për projektin e pajisjes së çdo mjeku dhe të çdo farmacisti me mundësinë e përdorimit të nënshkrimit elektronik.

l.m

Comments

Submitted by Ajatollah Rama (not verified) on

Te gjithe jane te gabueshem, dmth te korruptueshem, pra te ndeshkueshem individualisht.
Vec Njoni, Vete AI, Njeshi, Ajatollah Rama, ai o i pandeshkueshem, Ai o vetem Ndeshkues, AI eshte ai Ai Atje Lart, ban cdo dhe snep llogari kurrkund, ne kete dynjah...

Ay o vete Sistemi!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.