"Nuk mundem të paguaj" - në këtë rrugë jemi nisur edhe ne

Postuar në 21 Maj, 2017 12:36

Fatura të papaguara, borxhe, skema të reja që thjesht shtojnë ankthin dhe shtojnë të pamundurën: me mijëra profesionistë të vetëpunësuar, pensionistë dhe punëtorë të sektorit privat po ngrihen kundër këtij muri, jo sepse nuk duan të paguajnë, por sepse nuk munden. 
Ka ndonnjë ndryshim mes të dyjave? Po dhe është shumë i madh. Lëvizja “Nuk paguaj” që u shfaq në vitet e para të krizës(me mbështetjen e qeverisë aktuale) qëllimisht e refuzonte ligjin me synin shprehjen e kundërshtimit ndaj paketave të imponuara të kursimit dhe ofroi një mburojë për qytetarët që vunë interesin e tyre mbi të mirën publike. Anëtarë të lëvizjes ngritën barrikada dhe sfiduan shërbimet e tjera publike, duke inkurajuar mosbindjen civile me një krenari të shtirur, mbushur me paragjykime. 
Një pjesë e madhe e profesionistëve të vetëpunësuar që ankohen për pamundësinë e tyre për t’iu përgjigjur detyrimeve nuk refuzojnë që të paguajnë sepse ata besojnë se borxhi publik i vendit është i turpshëm, por sepse masat e prezantuaranga qeveria po likujdojnë edhe ata që kanë qëllimet më të mira. Kur kontributet për sigurime sociale po arrijnë në dyfishin e të ardhurave të tyre, duke i kthyer profesionistët në pengje të shtetit dhe taksat e tyre në garanci, ata nuk mund të besojnë në domosdoshmërinë e këtyre masave apo të shpresojnë në lehtësim nga kundërmasat e premtuara. 
“Nuk mundem të paguaj” nuk është sllogani i të ashtuquajturve Të Indinjuar – është thjesht një deklaratë e njerëzve të mposhtur nga faturat. 
 Pamundësia apo mungesa e dëshirës e disa qeverive për të ulur evazionin fiskal është njëra anë e një problemi që tani po fryhet nën presionin e taksave të reja. 
PS: Ky është përkthim i pjesshëm i një editoriali të publikuar në gazetën “Kathimerini” me autore Maria Katsounaki, që vë theksin te përmbysja e madhe e premtimeve politike të të ashtuquajturës të majtë që mori pushtetin në Greqi për të sjellë vendin në buzë të greminës. Me një referendum në xhep, kryeministri Aleksi Cipras bëri atë që vetëm një askush mund ta bëjë, një njeri pa identitet: pranoi paketën e Eurogrupit, ndonëse organizoi referendum për ta kundërshtuar atë. Sot zinxhiri i vendimmarrjes që sjell në këtë situatë është pasoja e detyruar e një gabimi që po kushton, ndërkohë që është mirë të mbahet parasysh se kur theksi vihet te shteti e jo tek individi, çdokush duhet të mendohet mirë nëse do të votojë apo jo. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.