Aleancë me Arabinë Saudite karshi Iranit
Shtetet e Bashkuara nënshkruan të shtunën me Arabinë Saudite një marrëveshje armatimi në vlerën e 110 miliardë dollarëve. Kjo paketë u kurorëzua gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump në Riad.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se memorandumi i përkatës u nënshkrua nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Rex Tillerson. "Kjo paketë tregon në mënyrën më të qartë angazhimin amerikan për bashkëpunimin me Arabinë Saudite dhe aleatët e Gjirit si dhe zgjerimin e mundësive për kompanitë amerikane në rajon"- thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Ministri i jashtëm saudit njoftoi se Uashingtoni dhe Riadi ka nënshkruar marrëveshje me vlerë totale 380 miliardë dollarë për 34 marrëveshje në fusha të ndryshme të tilla si mbrojtja dhe aviacioni. Rex Tillerson tha se marrëveshjet e mbrojtjes kanë për qëllim të rrisin garancitë përballë kërcënimeve nga Irani.
Add new comment