Europa po merr veten financiarisht
"Kriza e eurozonës është tejkaluar, rimëkëmbja ekonomike po bëhet gjithnjë e më fortë në sektorë të ndryshëm produktive dhe në vende të ndryshme," tha presidenti Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi në një ceremoni në tel Aviv. "Kërkesa e brendshme e mbështetur nga politika monetare të BQE-së, dhe është motori kryesor i rimëkëmbjes. Ne vlerësojmë se në nivel ndërkombëtar, sektori financiar është tani më elastik" dhe perspektiva ekonomike ndërkombëtare po shkon drejt përmirësimit."- shtoi Draghi.
Ndërsa Daniel Nui shefja e Mekanizmit Mbikëqyrës (SSM) të Bankës Qendrore Evropiane u shfaq e sigurt për krijimin e një sistemi të unifikuar të depozitave në Eurozonë.Në një intervistë për gazetën finlandeze Talouselama ajo thotë se kjo skemë do të jetë shumë e dobishme për stabilitetin financiar të Eurozonës. “Është e kuptueshme se krijimi i solidaritetit merr kohë, por një union bankar kërkon angazhime nga të gjitha palët. Një sistem i unifikuar i garantimit të depozitave do të zvogëlojë rreziqet në Eurozonë. "
Sipas saj në të gjitha vendet e Eurozonës ka tre kategori të bankave: Bankat që janë bërë shumë mirë, bankat që nuk po shkojnë mirë dhe të tjera që duhet të ndryshojnë për t’u përmirësuar. “Kemi parë shembuj kohët e fundit të bankave që shitën kreditë me probleme dhe kërkuan fonde shtesë nga tregjet” "
Add new comment