Ndërmjetësi i krizës flet për ndikimin e Rusisë në Shqipëri e Ballkan

Postuar në 18 Maj, 2017 11:30

Me përfundimin e turit në ballkan dhe zgjidhjen e krizave politike në Shqipëri e Maqedoni, zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hojt Brahian Ji raportoi në nënkomitetin e senatit për situatën në Ballkan. Siç raporton Radio Europa e Lirë,  zyrtari i lartë i Departamentit të paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan. Sipas tij “shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato”, duke shtuar se “Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike”. Yee e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë. Ai po ashtu tha se një qendër humanitare e Rusisë në Nish të Serbisë me siguri synon ndikimin në formimin e opinionit publik dhe po përpiqet të nxisë edhe Republikën Srbksa të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina. Nga ky raportim kuptohet se Shtetet e Bashkuara janë tejet të interesuara për stabilitetin e Ballkanit dhe çdo krizë që mund të provokonte zhvillime të papëlqyshme do të ishte me pasoja për faktorët politikë që do të kundërshtoinin interesat amerikane.

https://www.evropaelire.org/a/28494868.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.