KE gjobit me 110 milionë euro Facebook. Mashtroi në momentin e blerjes së WhatsApp

Postuar në 18 Maj, 2017 10:01

Koomisioni Europian ka gjobitur Facebook me 110 milionë euro për mashtrim apo keqinformim lidhur me blerjen e programit të komunikimit telefonik WhatsApp. Lajmi është bërë publik përmes një postimi në Twitter nga Komisionerja për Konkurencën, Margrethe Vestager, e cila ka referuar një njoftim zyrtar të KE-së.

Në momentin e blerjes së WhatsApp tre vjet më parë, Facebook deklaroi se nuk ishte në gjendje që të lidhte llogaritë e përdoruesve të vet me ato të programit komunikues. Në fakt Facebook e bëri një gjë të tillë vitin e kaluar çka solli edhe hapjen e hetimeve antitrust nga KE.

Komisioni konstatoi se në të kundërt me atë që deklaroi në vitin 2014…mundësia teknike e përputhjes automatike të identitetit të përdoruesve të Facebook dhe WhatsApp ekzistonte që në atë kohë dhe stafi i Facebook ishte në dijeni të kësaj”, thuhet në një deklaratë të Komisionit.

Në njoftimin e vet Komisioni shton se ky vendim për gjobitje është i pavarur nga procedurat antitrust, ato për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësisë që mund të shtrohen në vende të ndryshme gjatë vitit 2016. Gjoba është 1% e të ardhurave të përgjithshme dhe kjo është hera e parë që Komisioni aplikon gjobë për informacion të pasaktë që nga hyrja në fuqi e Rregullores së Bashkimit të kompanive.

http://europa.eu/rapid/press-release_IP-17-1369_en.htm

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.