Zaev merr mandatin. Jep garanci me shkrim dhe lexon tekstin përjashtues për Platformën e Tiranës

Postuar në 17 Maj, 2017 14:17

Një pikë kritike e krizave ballkanike duket se ka humbur sot intensitetin teksa presidenti maqedonas George Ivanov ka dorëzuar mandatin për krijimin e qeverisë kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. Mediat në Maqedoni raportojnë për takimin e zhvilluar mes dy politikanëve, të cilët kanë rënë dakord me kushtin se Zaev ka dhënë garanci me shkrim që dispozitat e Platformës së Tiranës nuk do të adoptohen gjatë qeverisjes së tij.

Pengesat për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së Republikës së Maqedonisë kanë rënë. Sot ne veprojmë nën nenin 84, pika 1 e Kushtetutës për të përcaktuar marrësin e mandatit. Koalicioni I drejtuar nga LSDM-ja, që ka shumicën në Parlament, propozon z. Zaev si kandidat të vetin për të marrë mandatin për formimin e qeverisë së tij”, thuhet në njoftimin e presidencës maqedonase. Letra e Zaevit është protokolluar kështu si akt zyrtar që garanton se Platforma e Tiranës nuk do të kushtëzojë proceset politike dhe institucionale në këtë vend. Një kompromis që duket se ka kënaqur formalisht të dyja palët të cilat do të ballafaqohen shumë shpejt në vjeshtë me zgjedhjet lokale. Zaevi ka lexuar vetë të gjithë tesktin e garancive që jep në këtë drejtim:

Në emër të shumicës parlamentare bëj deklaratën e mësposhtme:

Ne garantojmë mbrojtjen e karakterit unitar, sovranitetin, integritetin territorial, pavarësinë dhe karakterin multietnik të Republikës së Maqedonisë. Ne garantojmë se do të mbrojmë rendin kushtetues dhe njësinë territorial të Republikës së Maqedonisë. Ne garantojmë të mbrojmë interesat kombëtare dhe të çojmë përpara standardin e jetës së të gjithë qytetarëve, pavarësisht origjinës së tyre etnike, fetare apo gjuhësore. Ne garantojmë se vendimmarrja do të jetë në përputhje me parimet bazë të Kushtetutës dhe sundimin e ligjit, pa lejuar që Republika e Maqedonisë të vijë në pozita varësie dhe nënshtrimi ndaj një vendi të huaj. Asnjë dokument, asnjë platformë, deklaratë, akt apo veprim që bie ndesh me pozitat e mësipërme nuk mund të shërbejë si kusht apo bazë për formimin e qeverisë në Republikën e Maqedonisë

tha Zaev, akt pas të cilit Ivanov i dha mandatin.

67 firma, 49 nga LSDM, 10 nga BDI, 5 nga BEsa dhe 3 nga Aleanca e Shqiptarëve u dorëzuan nga i mandatuari në fjalë. Mbetet për t’u parë dinamika e zhvillimeve, por pozicioni i presidentit mbeti i pacenuar politikisht në këtë proces.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/92/133699652

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.