Për ndjekje penale kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro

Postuar në 12 Maj, 2017 16:19

Pas kryebashkiakes socialiste të Sarandës, Florjana Koka, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar për ndjekje penale në prokurori edhe kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe disa punonjës të tjerë të kësaj bashkie për abuzim të fondeve publike në vlerën 76.4 milionë lekë.

Sipas KLSH-së, dëmi është konstatuar pas një kontrolli ku audituesit kanë gjetur abuzime në tendera, pagesa të bëra për punë të pakryera si dhe disa shkelje të tjera financiare. 

Kontrolli i shtetit thotë se të gjitha materialet i janë dorëzuar Prokurorisë së Vlorës, ku është bërë dhe kallëzimi penal për kryetarin Goro dhe 9 zyrtarë të tjerë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.