Deklarata rrëmujë, Trump: Do ta shkarkoja Comey, pavarësisht rekomandimeve të Prokurorit të Përgjithshëm
Përtej letrës së shkarkimit që do të mbetet në çdo rast një dokument referimi, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në një intervistë për NBC se "ishte vendimi im për të shkarkuar Comey". Lidhur me rekomandimin e Prokurorit të Përgjithsëm, Sessions, Trump tha se ai "ishte një djalë shumë i zgjuar që e shkruaajti letrën, po une do ta shkarkoja sërish". Shkarkimi i kreut të FBI-së James Comey ka provokuar debat të madh publik në SHBA, pasi ai po hetonte për lidhjet e mundshme mes fushatës së Trump me shërbimet ruse. Në letrën e shkarkimit Trump u kujdes të cilësonte se në takimet e tij me Comy, i ishte deklaruar se "FBI nuk e ka nën hetim Presidentin", duke hapur kështu variantin e një tensioni që lidhet me veprimet dhe lojën për pushtet të kreut të FBI-së. Presidenti amerikan e ka cilësuar atë si një njeri që do të duket, kritikë kjo që i atribuon ish-kreut të FBI-së ambicie që shkojnë përtej punës që bënte.
Add new comment