Mediat/Zv. Prokurori Rosenstein kërcënon me dorëheqje. U keqpërdor për shkakrimin e kreut të FBI-së

Postuar në 11 Maj, 2017 11:13

Pardje presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi nga detyra  kreun e Byrosë Federale të Hetimit, James Comey, duke e bazuar vendimin në rekomandimin e prokurorit të Përgjithshëm, Jef Sessions dhe zëvednësit tëë tij. Rod Rosenstein. Edhe në konferencën për shtyp që dha numri dy i Zyrës së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, u nënvizua me forcë ky fakt; pra se shkarkimi iu rekomandua presidentit, i cili siç tha ajo “kishte nisur të humbiste besimin te Comey”. Po kështu Sanders deklaroi se Trump ishte këshilluar apo e kishte diskutuar vendimin me disa kongresmenë dhe senatorë. Mirëpo duket se lufta sapo ka nisur dhe Trump nuk ia përton që të luajë me kuptimet e gjërave. Një raport i publikuar nga “The Washington Post”, referuar edhe nga media të tjera, sugjeron se Rosenstetin mund të japë dorëheqjen për shkak të kësaj loje që i ka punuar Shtëpia e Bardhë. Atij ju kërkua nga presidenti që të shkruaante një dokument ku të vlerësohet sjellja e Comeyt në raport me hetimet e kryera për Hillary Clinton, por siç thuhet “ai nuk rekomandoi në mënyrë eksplicite shkarkimin e drejtorit Comey”(http://www.haaretz.com/us-news/1.788579).

Shtëpia e Bardhë nuk ka një përgjigje specifike se çfarë ndodh me hetimet për implikimin e rusëve në fushatën elektorale, ndërkohë që Comey po hetonte për to. Në letër Trump ka shkruar se “në tri takime të veçanta Comey ka garantuar se Trump nuk është nën hetim”, pork jo nuk do të thotë se hetim nuk ka. Ai mund të mos prekë presidentin, që mund të mos ketë patur rol apo dijeni, por siç tha Sanders “hetimi vzhdon edhe tani që po flasim”. Ish-këshilltari Flynn u shkarkua pasi nuk kishte raportuar kontaktet me përfaqësues rusë në fushatë, ndërkohë që tani po raportohet se në Washington, republikanë dhe demokratë e dinin një gjë të tillë. Mediat po bëjnë çmos të kapin këtë moment që krijon përshtypjen e duhur për kushtet e një impiçment për Trump, mirëpo nëse merret në konsideratë edhe ajo që thoshte Clinton për rolin e Comeyt në zgjedhje, duhet thënë se të gjithë i kanë duart pis në këtë histori.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.