"Gëzuar ditëlindjen!". Putin viziton ish-komandantin e tij të KGB-së
Presidenti rus, Vladimir Putin, së bashku me ish-kolegët e tjerë të KGB-së, vizituan ish-komandantin e bazës së inteligjencës sovjetike në Dresden në vitin 1980 me rastin e 90-vjetorit të lindjes.
Telegraph raporton se Lazar Matvegief u bë 90 vjeç të hënën dhe u vizitua nga Putin dhe dy ish-agjentë të tjerë të Drezdenit Sergei Tsemezof dhe Nikolai Tokaref, në shtëpinë e tij në Zoulempino, në periferinë lindore të Moskës.Në fotot e publikuara nga Kremlini shfaqen tre agjentët duke ngritur dolli me shampanjë për shëndetin e Matvegief.
Putin i dhiroi ish-komandatit të tij një orë dhe një botim të «Pravda», të vitit 1927, që përkon dhe me lindjen e Matvegief.
Putin u bashkua me KGB në vitin 1975 dhe shërbeu në bazën e Dresdenit nga viti 1985 deri në vitin 1990. Ai doli në pension me gradën e nënkolonelit, kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë.
Add new comment