Himara që sot e tutje është “nderi ynë”

Postuar në 06 Maj, 2017 19:42

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka akorduar dekoratën “Nderi i Kombit” për Krahinën e Himarës. Motivacioni është mbresëlënës:

Për kontributin e shquar në historinë e luftërave të kombit tonë për liri dhe emancipim shoqëror, për traditën e lavdishme, të karakterizuar ndër shekuj nga bujaria dhe besa. Bijtë e saj, me pushkë e penë, kanë ditur të shkruajnë faqe të lavdishme në identitetin tonë kombëtar, dhe të shpalosin vlera të rralla etnofolklorike kulturore”.

Po kështu Nishani ka shpërndarë dekorata edhe për disa përfaqesues të kësaj krahine por edhe ndonjë ansambël muzikor.                

Dita mund të vijë që mos të ketë më shqiptar pa dekoratë, kuptohet nëse i vë vetes detyrën që të marrë një të tillë. Problemi i madh në këtë çështje është kur dekorata emërtohet “Nderi i Kombit”, duke i lënë një grupi njerëzish të drejtën që të caktojnë se kush është nderi i të gjithëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.