Nderi i Kombit
Nderi është në Olimpiadë, jo me kaçolet e Shqipërisë
Shikoni çfarë lajmi prodhon Republika. Presidenti Meta dekoron dy xhudistet kosovare dhe trajnerin. Presidenti ynë shkruan me këtë rast:
Kampionet D’Istria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajneri i tyre i fantastik, Driton Kuka personifikojnë më së miri ëndrrat, suksesin dhe krenarinë e popullit dhe të shtetit të Kosovës.
Himara që sot e tutje është “nderi ynë”
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka akorduar dekoratën “Nderi i Kombit” për Krahinën e Himarës. Motivacioni është mbresëlënës:
“Për kontributin e shquar në historinë e luftërave të kombit tonë për liri dhe emancipim shoqëror, për traditën e lavdishme, të karakterizuar ndër shekuj nga bujaria dhe besa. Bijtë e saj, me pushkë e penë, kanë ditur të shkruajnë faqe të lavdishme në identitetin tonë kombëtar, dhe të shpalosin vlera të rralla etnofolklorike kulturore”.