Zgjatet me 6 muaj regjimi i kontrolleve në zonën Shengen
Komisioni Evropian pranoi kërkesën nga disa shtete anëtare për të zgjatur me 6 muaj kontrollet ekzistuese në kufihtë e vendeve të zonës Shengen. Kjo për shkak të numrit të konsiderueshëm të refugjatëve që ndodhen ende në Greqi.Në komunikatë thuhet se mbajtja e kontrolleve edhe për gjashtë muajt e ardhshëm duhet të jetë një mjet i fundit për shtetet anëtare të zonës Shengen, pasi "mbyllja" e kufijve duhet të zëvendësohet me masa të tjera për të garantuar të njëjtin nivel të sigurisë.
Komisioneri i BE-së për Migrim Dimitris Avramopulos ka komentuar se "Është koha për t'u kthyer gradualisht në një sistem të plotë operativ Shengen. Ne propozojmë që kontrollet e përkohshme brenda zonës Shengen të shtyhen për herë të fundit.Vendimi përfundimtar do ta miratojë Këshilli Evropian. Aktualisht janë në kontroll të rreptë kufijtë mes Austrisë, Hungarisë dhe Sllovenisë, Gjermanisë dhe Austrisë, Danimarkës dhe Gjermanisë, trageteve që lidhin Norveninë me Gjermaninë, ndërsa të majtën u njoftua heqja e kontrolleve sistematike në kufijtë mes Suedisë dhe Danimarkës. Rivendosja e kontrolleve të përkohshme kufitare në dy vitet e fundit kanë qenë të imponuar në vendet e zonës Shengen në nëntor nga Komisioni Evropian.
Add new comment