Blair rikthehet me lëvizje kundër BREXIT
Vendimin e tij për të për të qenë prezent në arenën politike dhe "ndyrë duart", në luftën kundër Brexit ka shpallur ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Lideri i Partisë Laburiste nga viti 1994 deri në vitin 2007 ka deklaruar në një intervistë për gazetën Daily Mirror, se nuk ka ndërmend të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare më 8 qershor dhe as të kërkojë postin e kryetarit të Partisë.
"Ky Brexit me nxiti të përfshihem më shumë në politikë. Unë e di se që nga momenti që do ngre kokë do marr një valë kritikash, por këtë çështje e kam vërtetë për zemër. Nuk dua të gjendem në situatën që të mos them asgjë në këtë moment historik, sepse kjo do të thotë se ky vend nuk më intereson më. Dhe nuk është ky rasti”- thotë 63-vjeçari Blair, kryeministër nga 1997 deri në vitin 2007.
“Nuk jam i sigurt nëse mund të filloja një lëvizje të re politike, por mendoj se ka një sërë idesh që shumë njerëz do t’i mbështesnin”- shtoi ish-kryeministri. I shqetësuar se dalja nga BE mund të shndërrohet në një makth për Britaninë, Blair ka shprehur frikën për një "Brexit” të vështirë dhe shkatërrues për britanikët: "Ka një pjesë të Partisë Konservatore përfshirë edhe kryeministren Tereza MIE) që janë të vendosur për të arritur në këtë Brexit me çfarëdo çmimi. Tregu i përbashkët evropian është si Liga e Kampionëve për Tregtinë. Një marrëveshje tregtare (mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së) do të ishte si të luanim në kategorinë e dytë."- thekson Blair.
Add new comment