Teza e Beogradit: A ka një autoritet që të mund të mbajë nën kontroll situatën në Ballkan?
Politika deklarative e Shqipërisë zyrtare dhe Prishtinës, klima destabilizuese në Kroaci dhe ajo që po ndodh në Maqedoni, nuk janë çëhstje të brendshme të tyret. Kështu mendon ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili në një intervistë për RTS, televizioni serb, ka theksuar se në këtë kontekst të paqëndrueshëm ballkanik, Serbia mbetet stabël dhe me një qeveri që po di të reagojë me maturi.
Leximi që Beogradi zyrtar i bën deklaratave për Shqipërinë e Madhe, të cilat origjinojnë nga qeveria e Tiranës dhe presidenca kosovare, bashkë me qëndrimet e Jonuz Musliut për Nishin qytet shqiptar, është se ato përfaqsojnë politika të deleguara të fuqive të tjera.
“Kjo nuk është aksidentale. Shqiptarët nuk janë aq trima sa të flasin nga vetja për këtë çështje”, tha ai.
Trazimi rajonal e bën të rëndësishëm stabilitetin e brendshëm të Serbisë që sipas Daçiç, është leva kryesore që i mbetet vendit përballë kësaj që po ndodh. Ministri serb deklaron se sot “shqiptarët kanë marrë një pozicion “të gjitha ose asgjë”, por ata që i mbronin kanë dalë nga skena e politikës ndërkombëtare”.
“Ata po shpresojnë se një engjëll i ri i mëshirshëm do t’i mbrojë sërish”, shtoi ai.
Komentet e tij marrin një tjetër vlerë teksa zbulojnë se pozicioni serb në këto zhvillime po ecën në disa piketa: së pari duke vënë në dukje dhe propaganduar se Shqipëria e Madhe nuk është tezë keqdashëse, e stisur dhe teorike, por politikë që po njeh hapa konkretë. Kundër këtij projekti, Beogradi zyrtar e ka më të lehtë të gjejë miq dhe aleatë, duke çuar kështu në ripozicionimin e tij rajonal. Serbia sot luan me kartën e neutralitetit në çështjet e sigurisë dhe këtu merr tjetër kuptim komenti i ministrit serb kur thotë se “për zhvillimet e fundit është e rëndësishme të përcaktohet nëse ka një autoritet që të mund të mbajë situatën në kontroll”. Ky mesazh në mënyrë implicite zhvlerëson politkat e perëndimit, rolin e NATO-s dhe të Gjermanisë me Konferencën. Berlinit. Drejtimi nacionalist mbetet shumë i fortë edhe pse projekte si unioni doganor ngjajnë si etapa të reja në këtë drejtim.
Çfarë është e pamohueshme këtu është se zjarrit të deklaratave po i fryn vazhdimisht Tirana zyrtare, kryeministri aktual, që nuk është e qartë se lojën e kujt po zhvillon. Platforma e partive shqiptare në Maqedoni, që u imponua në tryezë, çoi në një krizë përfundimet e së cilës nuk dihen, ndonëse në Kosovë p.sh nuk ka patur kaq reagime për statusin special të serbëve. Ky është një dokument që i mbivendoset Marrëveshjes së Ohrit në një koniunkturë të caktuar elektorale dhe për rrjedhim është mësim për të gjithë që kanë rastin të kuptojnë se çfarë ndodh në perspektivë me lëshimet edhe kur janë të dakordësuara.
Në çdo rast Serbia nuk ka fuqi të ndryshojë ndonjë gjë të nadhe në rajon, por besimi te forca e NATO-s mund të vihet seriozisht në diskutim. Ajo po sheh veten të afirmohet si aktor që investohet për stabilitetin, përmes mosndryshimjt të kufijve dhe duke u vënë të gjithëve përpara faktin se Shqipëria e Madhe po merr jetë. Për këto arsye politika e jashtme deklarative e qeverisë aktuale në Shqipëri mbetet me shumë pikëpyetje, qoftë edhe duke e parë si lëvizje për përmirësimin e statusit të shqiptarëve në rajon. Pse vallë disa intervista gazetash do të sjellin ndryshime pozitive dhe jo të kundërtën? Kjo është një pyetje që mbetet, ndërkohë që zgjedhja në presidencë e Ilir Metës, një politikan që ka parë përherë nga afrimi me Serbinë, mund të dublojë rolin e kryeministrit në këtë drejtim, intervistat e të cilit mundet edhe të mos merren më kaq seriozisht. Edhe pse pas tyre qëndrojnë edhe të tjerë, siç pretendon sot Beogradi zyrtar.
Add new comment