Kriza financiare, 100 biznese falimentojnë në muajt maj dhe qershor
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/6502_faliment567.jpg?itok=FPRN05lt)
Vendi nuk ka një treg të qëndrueshëm financiar. Më pak para qarkullojnë. “Monitor” raporton se në muajt maj dhe qershor 2015 rreth 100 biznesë kanë shpallur procesin e likuidimit në Qendrën Kombtare të Regjistrimit. Po sipas “Monitor”, kompanitë që kanë vendosur të mbyllin aktivitetin përfaqësojnë të gjithë sektorët që nga lojrat e fatit, tregti, ndërtim dhe komunikim. Por në listën e 100 kompanive ka biznese të sektorit të tregtisë, shërbimeve, konsulencës, por edhe të sektorit mikrofinanciar. “Monitor” publikon në faqen e saj dhe listën e plotë me 100 bizneset që kanë shpallur procesin e likuidimit.
Add new comment