“Tensionet e tanishme në Ballkan, elektorale. Nuk përjashtohet një kandidat për president nga diaspora”
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një intervistë faqes “Dialogplus”. Rama përgjigjet për disa çështje, por me interes është leximi që i bën ai situatës në rajonin e Ballkanit. Sipas kryeministrit shqiptar tensionet e tanishme nuk kanë asgjë substanciale, pasi lidhen thjesht me situata elektorale.
“Tensionet janë rezultat i klimës elektorale në rajon. Nuk shoh acarime substanciale dhe jam i bindur që pas zgjedhjeve gjërat do të kthehen në vend”, thotë ai. Kjo për Serbinë, marrëdhëniet e saj me Kosovën, por edhe për Maqedoninë, ku ai mohon të ketë përfshirje në atë që quhet Platforma e Tiranës.
“Unë i kam ndihmuar partitë shqiptare të komunikojnë, asgjë tjetër”, shton Rama. Një tjetër “lajm” nëse mund të thuhet, është edhe mirëpritja nga kryeministri shqiptaar, i idesë që presidenti i ri i Shqipërisë të jetë dikush nga diaspora. Ose së paku një kandidat të jetë nga diaspora. Diçka kjo që kujton eksperimentet politike ballkanike të viteve ’90, e të cilat nuk funksionuan.
http://dialogplus.ch/nese-deshton-integrimi-i-ballkanit-ne-be-atehere-ha...
Add new comment