Depozitat nuk u hoqën, por bashkia jep alarmin për t’i pastruar
Edhe kur nuk është i pranishëm në media ose i angazhuar me çështje të tjera, Erion Veliaj dhe mrekullitë e tij nëse mund t’i quajmë kështu zënë vend në ekrane. Kështu Televizioni Publik ka transmetuar sot një kronikë për pastrimin e depozitave të ujit. Lajmi në vetvete nuk është ky, por dobia që po sjell një nismë e kryetarit të Bashkisë për administratorët e pallateve, të cilët janë rregullatori adapt për të tilla probleme të komunitetit.
Kështu në kronikë evidentohet se “pastrimi i rrjetit ujësjellës në pallate nuk është kompetencë e asnjë institucioni shtetëror. Ujësjellës kanalizmet garantojnë ujin deri në hyrje të pallatit, Shëndeti Publik kontrollon cilësinë e ujit në rrjet, ndërsa për depozitat duhet të kujdeset adminsitratori i pallatit. Kjo bazuar edhe në ligjin për adminsitrimin e ambjenteve të përbashkëta”.
Një vit më parë Bashkia ndërmori nismën për heqjen e depozitave në disa lagje të Tiranës, projekt për të cilin nuk është folur më qysh prej asaj kohe. Problematika në vetvete ekziston dhe zgjidhja e saj nuk është çështje meritash, por domosdoshmërie dhe detyrimi për të ruajtur shëndetin publik. Edhe nëse kryetari i Bashkisë do shfaqej duke pastruar vetë depozitat kjo nuk do ishte propagandë, por shembulli i duhur për të sensibilizuar qytetarët mbi rrezikun e ujëmbledhësve që kanë në tarraca.
Add new comment