UEFA ribën llogaritë e grupit I. Shqipëria zbret në vendin e tretë, Danimarka pas Portugalisë. Reagon FSHF: Na penalizon goli që hëngrëm në Elbasan

Postuar në 15 Korrik, 2015 07:00

Duket se UEFA ka qenë jo pak e çoroditur nga vendimi i Gjykatës së Lozanës që  i dha 3 pikë Shqipërisë. Të nesërmen e vendimit kombtarja shqiptare në klasifikimin e UEFA-s u rendit në vendit e dytë, duke shtuar jo pak entuziasmin e tifozëve që filluan të ëndërrojnë për një kualifikim në Euro 2016. Por sot UEFA e ka ndryshuar sërish renditjen duke e zbritur përfaqësueen e Shqipërisë në vendin e tretë por me pikë të barabarta me Danimarkën e vendit të dytë. Ndryshimi i renditjes është komentuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit që ka sqaruar se pavarëisht golavarazhit më të mirë të kombëtares shqiptare, Danimarka është e avantazhuar pasi ka shënuar gol ndaj Shqipërisë në Elbasan Arena.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.