Si në filma/Nisën operacion të përbashkët, Mossad i kthen partnerët francezë në agjentë të dyfishtë

Postuar në 27 Mars, 2017 10:11

Shërbimi sekret izraelit, i njohur edhe si Mossad, është bërë sërish pjesë e telenovelave mediatike. Kësaj radhe në Francë. Një raport i brendshëm i shërbimeve franceze është publikuar nga gazeta e njohur “Le Monde” nxjerr në pah përpjekjet e agjencisë izraelite për të kthyer agjentë francezë në burime të dyfishta informimi. Dhe me sa duket ia ka dalë më sukses. Sipas raportit në fjalë, nën hetim po kalon edhe ish-kreu i kundërspiunazhit francez deri në vitin 2012, Bernard Squarcini, për shkak se ai dyshohet të ketë mbajtur lidhje të paautorizuara dhe të paraportuara me zyrën e Mossadit në Paris.

Sipas gazetës izraelite “Haaretz” që referon shkrimin e “Le Monde”, lidhjet zënë fill me një operacion të quajtur “Ratafia”, synimi i të cilit ishte të mblidhte informacione për arsenalin kimik të Bashar Al Assadit të Sirisë. Operacioni ishte i përbashkët mes Francës dhe Izraelit dhe ai detyronte agjentët të punonin bashkë. Izraelitët do të realizonin sjelljen në Francë për sepcializimi në kimi, të një inxhinieri sirian, i cili mandej do të rekrutohej nga francezët bashkë me të tjerë. Në këtë kuadër izraelitët ja dolën që të kthejnë disa agjentë francezë në agjentë të dyfishtë. Gjurmimi erdhi nga kalimi i parave, që është edhe gabimi universal në kësi rastesh. Po kështu një arsye që gazeta franceze jep për zbulimin e kësaj loje, ishte fakti se agjentët francezë që morën pjesë në “Ratafia”, vinin nga tri agjenci të ndryshme spiuanzhi, ndërkohë që monitoroheshin nga një e katërt. Diçka qesharake dhe surealiste. Aq më tepër kur sipas gazetës rezulton se agjentët izraelitë që bënë rekrutimin e francezëve sot janë biznesmenë në Tel Aviv.

http://www.haaretz.com/israel-news/1.779644

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.