"Europa na duhet më shumë për sigurinë e rajonit"

Postuar në 11 Mars, 2017 12:17

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert” si folës në “Eminent Lectures”, në Berlin. Në një fjalë të ndërtuar mbi pyetjen: “Përse e dëshirojmë Bashkimin Europian, kur euroskepticizmi është rritur në Europë?” kryeministri foli për rëndësinë e integrimit europian për Shqipërinë dhe Ballkanin, si instrument modernizues dhe forcë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

“Kushdo është i vetëdijshëm, - nënvizoi Kryeministri, - se nuk mund të jesh pjesë e BE-së, nëse nuk je në gjendje të flasësh me fqinjin, të bashkëpunosh me fqinjin, të rregullosh çështjet e së kaluarës në frymën e dialogut dhe të mirëkuptimit. Në këtë kuptim, Europa në rajonin tonë është një forcë shtytëse ende e fortë. Mund të thuash gjithçka për BE-në, por askush nuk mund të mohojë fuqinë e BE-së për ta mbajtur fort paqen dhe të parandalojë konfliktet. Ne nuk jemi duke rendur drejt anëtarësimit, por jemi gjithmonë e më shumë të dëshiruar për të mos humbur perspektivën europiane, si i vetmi horizont në sytë e njerëzve tanë, sepse do të ishte tepër vonë, nëse forcat antieuropiane do të zinin rrënjë në rajon”-theksoi Rama

“Nën rrugëtimin e përmbushjes së kritereve dhe standardeve të integrimit, Shqipëria ka ndërmarrë reformat më të mëdha europianizuese, duke veçuar reformën në drejtësi. Ne e dimë, - theksoi Kryeministri, - njerëzit tanë e dinë se, nuk mund të jemi anëtarë krenarë të BE-së, nëse kemi një sistem drejtësie që nuk funksionon.”

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Po te shihet me vemendje pozicionimi i Edi Rames, verehet qe kemi nje lider 100% konciz ne ate cfare duhet bere dhe ne menyren e konceptimit te gjerave! Eshte fat i madh per Shqiperine te drejtohet nga Edi Rama i cili nuk ndikohet as 1% nga mentalitetet provincialo-fanatike por shikon ne drejtimin e duhur! Nuk eshte rastesi, kjo mbeshtetje pa limit e BE per Rilindjen!

P.S: Xhuxhumak e kompani mos u merzitni. Nqs e kuptoni strategjine e BE dhe veproni ne sintoni me te, do te jeni edhe ju optimiste per te ardhmen e vendit!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Me fal, po kesaj rradhe meriton vecse nje "Ik e pirdhu, se na merzite".

Submitted by Artan (not verified) on

Banaliteti ne shprehi rrjedh nga mungesa e ideve! Qenke shume ordiner! Keqardhje!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Dhe ty, or kaqol, te eshte mbushur mendja se shpreh ndonje ide, kur ben papagallin? Eshte e vertete qe banaliteti eshte ordiner, por ti thuash "Ik e pirdhu". dikujt qe pjerdh vazhdimisht banalitete dhe kujton se po shpalos idera eshte ta shpetosh dynjane nga banalet e maskuar si ideale.

Submitted by Andreas (not verified) on

O Artan, je bere si ajo spikerja e lajmeve te Kim Jong II.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.