Sa shtrenjtë na kushton Erion Veliaj? Të gjithë po paguajmë për “nikoqirin e Republikës”
Erion Veliaj po prezantohet si punëbërësi më i madh dhe më i zellshëm që ka para Shqipëria pas rënies së komunizmit. Një staf i tejfryrë i marrdhënieve me publikun kujdeset që kryetari i bashkisë së Tiranës të jetë ccdo ditë në televizor për të prezantuar një vepër dhe një premtim të përmbushur , edhe kur është fjala për një xhiro me autobus nga Qendra deri në Laprakë. Në përmbushje të detyrimeve por dhe angazhimeve që ai ka marrë si kryetar i bashkisë, Erion Veliaj do ta bëjë një bilanc në fund të mandatit për ccka i ka shërbyer qytetit në raport me cilësinë e shërbimeve publike dhe kostove të tyre. Askush nuk është kundër punëve publike që lidhen me rrugët, shkollat, transportin apo një mjedis të pastër në kryeqytet, por jemi në të drejtën tonë të dijmë sa po na kushton kjo faturë, që mbi të gjitha është edhe një investim jo i vogël nga paratë tona, për imazhin e kryebashkiakut të Tiranës. Është me vend të dijmë nga burojnë financimet për “nikoqirin e Republikës” nëse mund ta quajmë kështu kryebashkiakun që vetë thotë se është i zoti në menaxhimin e taksave dhe parave që vijnë prej tyre. Ajo ccfarë shton dyshimet është se nisma të ndërmarra nga qeveria në rang kombëtar që shtojnë barrën mbi taksapaguesit shqiptarë, janë pikërisht në funksion të financimit të bashkisë së Tiranës, në një operacion ku janë të përfshirë të paktën 2 ministra, ai i Financave Arben Ahmetaj, ai i Energjisë Damian Gjiknuri dhe kryeministri i vendit, Edi Rama.
Taksa e pronës, përfitojnë 4 bashki të mëdha
Qeveria ka lajmëruar se në shtator do të prezantojë një taksë të re për pronën të bazuar në vlerën e Si veprim paraprak, Kryeministri ka miratuar një plan veprimi dhe ka caktuar një grup pune të nivelit të lartë për të drejtuar procesin. Ministria e Financës po kryen programe pilote me katër bashki të mëdha, Tiranë, Durrës, Korccë dhe Fier për të përforcuar mbledhjen, duke ndarë të dhënat e pronave në shkallë kombëtare, duke integruar faturat e taksës së pronave në faturat e ujit dhe energjisë. Kësaj takse të re i parapriu dhe një riblerësim i banesave nga Ministria e Financave, ndërsa një kadastër fiskale po zhvillohet në përpunim me Ministrinë e Energjisë dhe kompaninë e shpërndarjes së energjisë. Efekti financiar i rivlerësimi të kësaj takse llogaritet në 75 milionë euro në vit dhe mendohet të rrisë buxhetet e bashkive dhe sidomos atë të bashkisë së Tiranës duke lehtësuar qeverinë nga barra e transfertave të pakushtëzuara dhe granteve buxhetore për pushtetin lokal. Gjithsesi fatura fundore u shkon qytetarëve.
Rilicensimi i karburanteve, Tirana me tarifë 30 herë më të lartë
Në dhjetor të vitit 2015, Këshilli i Ministrave vendosi në mënyrë të papritur dhe pa u diskutuar me grupet e interesit, të shumëfishojë pagesën për dhënien dhe përsëritjen e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet dhe vajrave lubrifikantë, duke e bërë atë 5 milionë lekë, për Bashkinë e Tiranës, dhe 2 milionë lekë, për bashkitë e tjera. Më parë, tarifat ishin përkatësisht 30 mijë lekë dhe 20 mijë lekë. Tarifa e rilicencimit paguhet një herë në 5 vjet, por në momentin që ajo u miratua pothuajse të gjitha pikave të karburantit u kishte mbaruar afati dhe iu desh të paguanin tarifat e reja në 2016-n.
Kjo taksë përcaktohet me vendim nga Këshilli i Ministrave, por të ardhurat që vijnë prej saj përdoren nga bashkitë, ku ajo e Tiranës është përfituesja më e madhe, për shkak të nivelit të lartë, por edhe përqendrimit të pikave në zonën rreth kryeqytetit.
Nga operatorët e fushës ishte kërkuar që përfaqësuesit e bashkive, sidomos asaj të Tiranës, të ishin në takim që të argumentonin arsyen se pse propozohet, rritja që tashmë arrin në 30 dhe 10 herë. Edhe pse ishte njoftuar ardhja e tyre, në takim ishte i pranishëm vetëm një përfaqësues i Bashkisë së Fierit, i cili e pranoi që bashkia nuk ka pasur rritje të kostove për pajisjen e pikave të karburanteve me leje Tregtare.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi nismën e ministrisë së energjitikës për të rritur tarifat e liçensimit të pikave të karburanteve. Burime nga Shoqata thanë se kjo nuk është një taksë, por është tarifë shërbimi dhe qeveria nuk ka argumentuar dot në mënyrë proporcionale se çfarë shpenzon më tepër, që në mënyrë proporcionale të arsyetojë rritjen.
http://www.monitor.al/tarifa-rilicencimit-shoqata-hidrokarbureve-nese-rr...
Një vit pas rrëzimit të ligjit Ministria e Energjisë hartoi një draft të ri, ku përcaktohet një taksë 3 milionë lekë për liçensimin e pikave të karburanteve në Tiranë dhe 1 milionë lekë për pikat e tjera në vend. Vendosja e tarifës është kundërshtuar sërish nga Shoqata e Hidrokarbureve, që thotë se çmimet e karburanteve do të rriten deri në 8 lekë për litër, në rast se Qeveria do të rivendosë tarifën e riliçensimit.
"Na vjen turp prej konsumatorëve kur shohin se ne kemi çmime më të larta dhe kemi bërë nja pesë vjet që të kuptojnë se janë taksat e larta që janë çmimet e larta. Nëse do aplikohet do të ketë rritje çmimi patjetër. Padiskutim që do të rriter në një nivel 4-8 lekë"-thotë kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj. http://m.oranews.tv/ekonomi/cmimi-i-karburanteve-aliaj-rritje-8-leke-nese-vihen-tarifat-e-rilicensimit/
Taksa e përkoshme e arsimit
Filozofia e ekstrataksimit për të mbushur arkën e bashkisë, është modeli që zoti Veliaj po e aplikon edhe ligjërisht. Këtë vit nga bashkia e Tiranës u vendos një taksa e përkohshme për infrastrukturën e cila varion nga 1800 lekë në vit për familjet, në 37 mijë lekë në vit për bizneset VIP. Vendimi i bashkisë përcakton se “Taksës së përkohshme per infrastrukturën arsimore i nënshtrohen te gjitha familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit te Bashkisë së Tiranës”. Familjet që kanë nga dy ose më shumë prona të regjistruara dhe po paguajnë taksën e arsimit nga dy apo më shumë herë, pavarësisht se ajo duhet të paguhet për familje. Kjo faturë qe Veliaj merr nga parate e taksapaguesve të Tiranës është 6.2 miliardë lekë.
Financimet jo transparente dhe kujdesi i veçantë i kryeministrit
Kryetari i Bashkisë nuk e humbet rastin të inagurojë edhe zëvendësimin e një pllake trotuari dhe jo më të veprave më të dukshme publike siç është ura e rindërtuar e këmbësorëve përballë ish-ekspozitës Shqipëria e Re. Ajo që i ka munguar këtij investimi që në nisje ka qenë tabela e investimit, projektuesi, financuesi dhe afatet e dorëzimit. Çfarë fshihet, kjo mbetet për t’u zbuluar. E megjithatë angazhimi i qeverisë dhe i kryeministrit për të mbajtur me pare tabelën e nderit të Rilindjes Urbane ka qenë i dukshëm dhe konkret, jo vetëm me elozhe. Nga garancia për financimin e sheshit Skëndërbej, e deri tek bojatisjet e liceut artistik për të cilin u desh të investohej dy herë në lyerjen e fasadës, pasi estetikisht nuk konventonte me shijet e kryeministrit dhe vizionin që ai ka për Tiranën e zotit Veliaj.
.
Add new comment