Kritikë e drejtpërdrejtë e Gjermanisë ndaj vendimeve të presidentit maqedonas Ivanov
Gjermania, një vend që ka angazhim të posaçëm për stabilitetin e Maqedonisë, ka kritikuar vendimin e presidentit të këtij vendi, George Ivanov, për të refuzuar mandatimin e Zoran Zaev.
“Acarimi i gjendjes në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë është shumë shqetësues. Tendosjet e brendshme politike po cënojnë që ta largojnë edhe më shumë këtë vend nga rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian", deklaroi ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel gjatë një vizite në Ukrainë, raporton "Deutsche Welle".
Sipas tij, vendimi i Ivanov është "në kundërshtim me parimet dhe vlerat evropiane, të cilave duhet t'u përmbahet edhe ky vend”.
“Presidenti Ivanov duhet t'a rimendojë vendimin dhe ta korrigjojë atë në interes të popullit të vendit të tij", theksoi Gabriel.
http://www.dw.com/sq/gjermania-krition-presidentin-maqedonas-ivanov/a-37...
Comments
Z. Gabriel eshte Minister i
Z. Gabriel eshte Minister i Jashtem. President eshte z. Steinmeier.
Keni te drejte. U korrigjua.
Keni te drejte. U korrigjua. Falemnderit dhe ndjese per gabimin!
Add new comment