Qeveria greke kërkon 3 miliardë euro borxh
Qeveria greke ka kërkuar ndihmë financiare nga Banka Botërore, raporton në Politico. Artikulli citon deklaratën e një përfaqësuesi të Bankës, i cili tha se "Athina ka kërkuar asistencë teknike dhe financiare për të adresuar sfida të tilla si papunësia afatgjatë, konkurrenca, rritja ekonomike dhe mbrojtja
sociale. Sipas procedurës së ndjekur në raste të tilla, çdo vendim
përfundimtar për dhënien e kredive do të miratohet nga Bordi i Drejtorëve, të Bankës Botërore. Diskutimet paraprake i rikonfirmuan për Politico dhe burime të qeverisë, duke shtuar se nuk mund të konfirmojnë nëse ka një kërkesë zyrtare nga
Athina.. Megjithatë synimi i qeverisë greke është për një shumë prej rreth 3 miliardë euro për financimin e 100.000 vendeve të punës. Ekspertët thonë se ky veprim nga ana e Athinës e bën programin e tretë të ndihmës "më të komplikuar".
Add new comment