Skandal në ushtrinë izraelite, 500 ushtarë/e të përfshirë në aktivitete prostitucioni
Një skandal i paprecedentë në ushtrinë izraelite, e parë gjithnjë si e stërvitur dhe e trajnuar shumë mirë. Izraeli është një vend që detyron shërbimin ushtarak edhe për femrat dhe ndoshta ky fakt, shoqëruar me vështirësitë ekonomike ka prodhuar zhvillimin e prostitucionit në të. Mediat raportojnë për rreth 500 ushtarë dhe ushtare të përfshira në aktivitet prostituimi për shkak të situatës ekonomike.
“Një njollë turpi dhe ushtrinë dhe shtetin e Izraelit”, e quan këtë situatë, Michael Roizin, anëtar i Parlamentit, i cili ka shkruar një opinion në “Jerusalem Post” për këtë çështje.
Ai shkruan se ushtarët kanë kërkuar ndihmë për përmirësimin e situatës së tyre, por askush nuk ua ka vënë veshin.
Në disa raste komandantët e dinin që ushtarët ishin përfshirë në prostitucion por nuk kanë bërë asgjë për t’I ndihmuar. Ka madje edhe disa raste të tjera, ku prostituimi ka ndodhur në mjediset e bazave ushtarake. Sipas autorit në fjalë, përgjegjësia e ushtrisë është e madhe, pasi sipas rregulloreve ushtria përgjigjet për plotësimin e nevojave të ushtarëve edhe në rastet kur shërbimet civile përkatëse dështojnë.
Ngjarja duket se evidenton një problem në sistem, pasi nuk është fjala vetëm për raste të izoluara, por edhe për neglizhencën e linjave të komandës. Diçka që nuk përputhet me detyrimet morale që presupozohet se janë prezente në ushtri.
http://www.jpost.com/Opinion/IDF-soldiers-in-the-dangerous-cycle-of-pros...
Add new comment