Greqia: Veprimet e Turqisë me pasoja për stabilitetin e rajonit

Postuar në 17 Shkurt, 2017 20:37

Të papranueshme e ka quajtur Ministria e Jashtme greke incidentin e fundit në brigjet e ishullit grek Farmakonisi, ku nga një anije patrullimi turke pati të shtëna në drejtim të territorit grek. Burime diplomatike greke thanë se qeveria greke reaguar me shqetësim për këtë ngjarje që sipas saj është në shkelje të ligjeve ndërkombëtare. 

Siç theksohet nga të njëjtat burime "Turqia edhe një herë në periudhën aktuale bën një veprim të papranueshëm, duke krijuar shqetësim të madh për pasojat që këto veprime mund të kenë për stabilitetin e rajonit e më gjerë", duke vënë në dukje se "Ministria e Jashtme do të kryejë hapat e nevojshëm për informimin e miqve, aleatëve dhe organizatave ndërkombëtare"

http://www.huffingtonpost.gr/2017/02/14/diethnes-ameriki-paraitithike-o-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.