Depresioni, zbulohet ndikimi i geneve të Neandertalit

Postuar në 13 Shkurt, 2017 22:07

Njeriu modern e ka origjinën nga Afrika, dhe nisi të përhapej në botë rreth 60 mijë vijë më parë. Teksa hyri në Azi dhe Europë, ai u takua me grupe të tjerë njerëzish antikë, që ishin vendosur në këto rajone, sikurse Neandertalët. Janë të shumta provat që dëshmojnë se këto grupe njerëzish herë pas here kan kryer marrëdhënie sekusuale mes tyre. Kjo lidhje pre-historike ka lënë gjurmë të vazhdueshme në sistemin tonë gjenetik.

Edhe pse rraca e Neandertalëve është zhdukur tashmë, çdo person që jeton jashtë Afrikës mund të gjejë në ADN-në e tij 1 deri në 5 % gjene të tyre. Prej vitit 2010 kur u publikua sistemi i plotë gjenetik i Neandertalëve, shkencëtarët kanë kryer një sërë studimesh për të kuptuar rolin dhe efektet e gjeneve të rracës së vjetër të njeriut.

Shumë studiues janë përqëndruar tek sistemi imunitar, nëse këto gjene lidhen me sëmundje si diabeti, apo edhe varësi të ndryshme. Por studimi i fundit doli në përfundimin se ADN-ja e Neandertalëve ndikon tek çrregullimet tona psiqike, përfshirë çrregullimet e humorit dhe depresionin, ndonëse me një përqindje shumë të vogël.

Shkencëtarët sqarojnë se roli i geneve të Neandertalëve në trurin e njeriut të sotëm është një objekt interesant studimi, i cili mund të ndihmojë për të hedhur dritë mbi parregullsitë në sistemin nervore dhe depresionin.

https://www.theatlantic.com/science/archive/2016/02/neanderthal-dna-affe...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.