Pafajësi për “Hakmarrjen për Drejtësi”. Berisha: Do lirohet edhe Aldo Bare
Gjykata e Apelit i ka dhënë pafajësi anëtarëve të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”. Procesi ka një odise të gjatë; në mars të 2016 Gjykata e Lartë riktheu për gjykim dosjen duke ia kaluar atë për gjykim Apelit të Krimeve të Rënda. Organizata erdhi në vëmendje pas publikimit të akuzave dhe arrestimit të anëtarëve të saj në vitin 1996. Themelues të saj akuzohet se janë Orik dhe Leart Shyti me anëtarë të supozuar Altin Arapin, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu.
Pushteti i kohës akuzoi organizatën për një sërë veprash kriminale si bomba të supermarket i Vefa-s, vrasja e ish-drejtorit të burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje bankash, rrëmbim personi etj.. Organizatës i mvishen akuza subversive për destabilizimin e vendit dhe prishje të rendit kushtetues, ndërkohë që anëtarët e saj janë të lirë që nga viti 1997.
Gjykimet e deritanishme kanë gjetur fajtorë anëtarët, konkretisht burgim i përjetshëm për Altin Arapin dhe Orik Shytin, 25 vjet Gentian Cakës, 24 vjet Leart Shyti dhe me 25 vjet burg Roland Shyti. Sot Apeli rrëzon këto vendime duke dhënë pafajësi.
Rreth këtij vendimi ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që ka iniciuar akuzat ndaj vëllezërve Shyti. Sipas tij vendimi i sotëshëm ka nga pas Edi Ramën
"Mbi kete grup vrasesish rendojne aktet terroriste dhe dhjetra krime me monstruoze, listen e te cilave e keni ketu me poshte. Pas ketij akti kriminal pritet qe kryebanditi Edvin Kristaq Rama te liroje, ne perputhje me detyrimin e tij, Aldo Baren dhe banden e tij, per te plotesuar keshtu radhet e banditeve qe i mungojne atij! Duke denuar me ashpersine me te madhe kete veper kriminale te Edvin Kristaq Rames, u bej thirrje shqiptareve te bashkohemi me shume se kurre, dhe me revolucionin tone demokratik qe nis me dt 18 shkurt te shpetojme vehten, femijet tane shoqerine dhe Shqiperine nga sundimi i kryebanditit dhe bandave te tij", shkruan Berisha.
Përditësuar
Add new comment