Tellalli i vetvetes!

Postuar në 13 Shkurt, 2017 11:01

Në komunikimin e javës, kryeministri Rama nuk i kurseu elozhet për policinë e shtetit që sipas tij nuk ka asnjë përgjegjësi për ikjen në drejtim të paditur të grabitësve të Qafë Kasharit. Duke iu referuar argumentave të tij Lapsi.al thotë se më e pakta kryeministri është informuar gabim për ngjarjet kriminale, të cilat i deklaroi si të zbardhura nga policia e Shtetit. “Duhet nënvizuar këtu se Policia e Shtetit ka zbardhur plotësisht, qoftë rastin e bujshëm të Rinasit, qoftë atë të bankës së grabitur këtu në qendër të Tiranës. Tanimë janë arrestuar disa autorë, dhe janë në kërkim disa të tjerë” u shpreh kryeministri një ditë më parë. 
Sipas Lapsi.al fakt është që nuk ka asnjë të arrestuar për grabitjen e Rinasit. Hetimet janë ende në nivel dyshimesh dhe dyshimet thonë se një person me inicialet A.P ka qenë drejtues i mjetit që transportonte autorët e tjerë të krimit. Grabitja e Rinasit nuk mund të konsiderohet “e zbardhur plotësisht” sç thotë Rama, për sa kohë grabitësit janë të lirë dhe nuk janë vënë përballë provave të pakundërshtueshme në sallën e gjyqit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.