fundjave
Apeli i kryeministrit për votë patriotike në 18 Qershor: PD-ja me plan destabilizimi
Për 14 minuta nga televizioni i tij ERTV, kryeministri Rama doli në komunikimin e fundjavës për të shprehur vendosmërinë e shkuarjes në zgjedhjet e 18 qershorit pa opozitën. Në fjalimin e tij para "pasqyrës" kreu i qeverisë nuk i përjashtoi mrekullitë e minutës së fundit, por mesazhi që përcolli ishte se në 18 Qershor shqiptarët nuk duhet të votojnë për partitë, por për Skëndërbeun, Rilindasit, dëshmorët, nënat dhe baballarët.
Tellalli i vetvetes!
Në komunikimin e javës, kryeministri Rama nuk i kurseu elozhet për policinë e shtetit që sipas tij nuk ka asnjë përgjegjësi për ikjen në drejtim të paditur të grabitësve të Qafë Kasharit. Duke iu referuar argumentave të tij Lapsi.al thotë se më e pakta kryeministri është informuar gabim për ngjarjet kriminale, të cilat i deklaroi si të zbardhura nga policia e Shtetit. “Duhet nënvizuar këtu se Policia e Shtetit ka zbardhur plotësisht, qoftë rastin e bujshëm të Rinasit, qoftë atë të bankës së grabitur këtu në qendër të Tiranës.