Ndalimi i myslimanëve ka mbështetje të madhe edhe në Europë
Urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar hyrjen imigrantëve nga vendet myslimane, ka një mbështetje jo të vogël edhe në vendet europiane. Ndonëse drejtues të qeverive krysore në Europë kanë kundërshtuar vendimin e Trump, opinioni publik e favorizon atë në një masë jo të vogël, duke evidentuar një frymë në rritje kundër myslimanëve në Europë. Një think tank me seli në Londër, Chatham House, ka organizuar një sondazh ku morën pjesë më shumë se 10 mijë njerëz nga 10 vende të ndryshme të Europës.
“Rezultatet sugjerojnë se publiku kundërshton imigrimin e mëtejshëm nga shtetet me shumicë myslimane...Në sondazhin tonë të zhvilluar përpara urdhrit ekzekutiv të Trump, të pyeturit dhanë këtë përgjigje: Çdo valë e mëtejshme imigrimi nga vende me shumicë myslimane duhet të ndalet. Në total nga 10 vende europiane një mesatare prej 55% ranë dakord se imigrimi nga vendet myslimane duhet të ndalet, 25% nuk kishin asnjë pozicion, ndërsa 20% nuk binin dakord”, thuhet në raportimin e CH.
Polonia qëndron në krye të kundërshtimit të hyrjes së mëtejshme të myslimanëve me 71%, Austria me 65%, 53% në Gjermani, 51% në Itali, 47% në Britaninë e Madhe dhe 41% në Spanjë
Përqindja e atyre që nuk binin dakord me ndalimin e myslimanëve nuk i kalon 32% në të gjitha vendet e sonduara. Teknikisht kjo do të thotë se urdhri i Trump është shumë më popullor nga sa thuhet në media dhe se ai ka jehonë pozitivë në një masë të madhe në Perëndim. Sondazhi evidenton kështu shumica të heshtura që mund të jenë përcaktuese në zgjedhjet e ardhshme që mbahen në disa prej vendeve ku është mbajtur sondazhi, e prej të cilave varet në fakt e ardhmja e Europës së Bashkuar.
Add new comment