Mblesëria e qeverisë me CEZ dhe një akuzë për rolin e çiftit Hicka
Dalin në dritë të tjera fakte mbi çështjen CEZ , që duket se kompromentojnë qëndrimin e shtetit shqiptar në lidhje me zgjidhjen e konfliktit me kompaninë çeke dhe rolin që ka patur në këtë histori Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka. Gazeta “Rilindja Demokratike” raporton se zyra që ka mbrojtur kompaninë në gjyqet që kjo e fundit ka pasur me shtetin shqiptar drejtohej nga Envi Hiçka, burri i avokates së shtetit, Alma Hiçka, e cila mbronte interesat e shtetit shqiptar. http://www.rd.al/2017/02/burri-i-avokates-se-shtetit-avokati-i-kompanise...
Sipas gazetës, bashkëshorti i saj ka qenë përfaqësues me të drejta të plota, i autorizuar nga administratori i CEZ Josef Hejsek, dhe e ka mbrojtur në gjyqet që kompania ka pasur me tatimet e Tiranës, dhe për çdo konflikt tjetër. Në 6 dhjetor, Alma Hiçka u pyet për këtë çështje në Komisionin Hetimor për CEZ, por mohoi të ishte në dijeni që bashkëshorti i saj të ishte avokat i kompanisë. Megjithatë gazeta thotë se emri i bashkëshortit të Alma Hiçkës del në vendimet e gjykatave, apo në çështjen gjyqësore mes DIA dhe CEZ.
Një ditë më parë në seancën e dytë dëgjimore në Komisionin Hetimor për këtë çështje ku Avokatja e Shtetit ishte thirrur si dëshmitare iu shmang pyetjeve dhe u përfshi në një debat të tensionuar me anëtarët e Komisionit. http://www.panorama.com.al/sherri-me-avokaten-e-shtetit-spaho-genjeshtar...
Tonet u acaruan kur Spaho i kërkoi disa herë Avokates së Shtetit që të pushonte dhe të dëgjonte pyetjet, por ajo ka përsëritur vazhdimisht se po shkelin rregullat e marrjes në pyetje të dëshmitarëve. Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokatja e Shtetit, Ala Hiçka u paditën në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me akuzën se me negociatat për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve me kompaninë çeke, CEZ i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej 479 milionë eurosh.
Add new comment