Dështon seanca për CEZ (Video)

Postuar në 01 Shkurt, 2017 20:41

Në Komisionin Hetimor për CEZ ishte thirrur për të dëshmuar djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, emri i të cilit sipas deputetit Taulant Balla ishte përmendur në email-et e shtetasit Nue Kalaj, në llogarinë bankare të të cilt është gjurmuar një transfertë e dyshimtë prej 7 milionë eurosh. Kjo shumë dyshohet se i ka kaluar Kalajt si pagesë për ndërmjetësimin mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke CEZ për privatizimin e Kompanisë së Shpërndarjes.

Mazhoranca pretendon se Kalaj ka lobuar pranë qeverisë përmes Shkëlzen Berishës. Ky i fundit nuk ka refuzuar thirrjen në Komision, por është ballafaquar me Taulant Ballën jo si kryetar Komisioni, por me vendimin e  Gjykatës që e ka dënuar për shpifje deputetin socialist ndaj familjes së ish-kryeministrit. I zënë ngushtë Balla mbylli mbledhjen dhe tha se do të insistojë në dëshminë e Shkëlzen Berishës.

XENI BALLA by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.