Zv.kryeministri i Turqisë: Teoria e evolucionit, arkaike dhe e paprovuar

Postuar në 30 Janar, 2017 11:09

Një debat ka nisur në Turqi lidhur me kurikulat e reja në shkolla. Ministria e Arsimit fillimisht propozoi që teoria e evolucionit të mos përfshihej në mësimin e shkollave turke, kurse tani, zv.kryeministri turk, Numan Kurtulmuş, deklaron se e shumta, teoria e evolucuonit mund të përfshihet si një nga teoritë, jo si e vetmja.

Shkencërisht, teoria e evolucionit është tashmë arkaike dhe e paprovuar. Ndoshta ajo mund të përfshihet si një nga teoritë”, tha ai në një intervistë për CNN Türk.

Opinioni sipas të cilit ata që besojnë në të dhe dinë për këtë teori janë modern dhe njerëz progresivë, ndërkohë që ata që e kundërshtojnë janë reaksionarë dhe të mbetur pas, është në fakt një opinion i prapambetur në vetvete”, shtoi zv.kryeministri turk.

Debati ka lindur pas prezantimit të draft-kurikulumit kombëtar më 13 janar. Përveç evolucionit që hiqej fare nga shkollat e mesme, rishikime thelbësore kishte edhe për historinë, qemalizmin etj..

http://www.hurriyetdailynews.com/turkeys-deputy-pm-calls-theory-of-evolu...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.